Shkon në 5, numri i njerëzve të vdekur nga hantavirusi

Shkon në 5, numri i njerëzve të vdekur nga hantavirusi

Pesë persona kanë vdekur deri më tani, nga hantavirusi, në anijen Hondius që është bllokuar në oqean, shkaku i shpërthimit të këtij virusi.

Të parët që vdiqën nga ky virus, ishin një çift nga Holanda.

Ende nuk është e qartë nëse Spanja apo Holanda do të pranojnë që pasagjerët në këtë anije të shkelin në tokën e tyre.

Hantavirusi është një virus që shkakton sëmundje tek njerëzit.

Ky virus gjendet kryesisht tek brejtësit, ndonëse raportet e para thonë se çifti holandez mund të kenë kontaktuar me virusin teksa po shikonin zogjtë duke fluturuar, në bregdetin e Argjentinës.

Organizata Botërore e Shëndetit tha se deri më tani gjasat janë të vogla që ky virus të përhapet.

Related Articles