Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ish deputetja Jeta Statovci i është bashkuar misionit të saj në zgjedhjet e 7 qershorit

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara”, tha Osmani.

“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”.

Related Articles