Aksion i Prokurorisë e IPK në tri qytete, bastisen 7 persona për disa vepra penale, detaje

Aksion i Prokurorisë e IPK në tri qytete, bastisen 7 persona për disa vepra penale, detaje

Prokuroria Themelore e Kosovës, ka njoftuar të enjten se së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione të Prishtinës, Fushë Kosovë, dhe, Obiliqit.

Në njoftim shtohet se këto aksione po zhvillohen me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për bastisjen e  pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Shkelja e fshehtësisë së procedurës; Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit; Keqpërdorimi i informatës zyrtare; Mashtrimi; Legalizimi i përmbajtjës së rreme; Marrja e ryshfetit; Dhënia e ryshfetit.

‘’ Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me IPK-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, zhvillon aksion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Prishtinë, 07 maj 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione  në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e  pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, sipas nenit 392 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së.

Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.

Po ashtu, pesë (5) persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institiucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.

Related Articles