Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, komentoi çmimet e larta të biletave për ndeshjen e parë të ekipit kombëtar të ShBA-së në Kupën e Botës kundër Paraguait, duke thënë se “as ai nuk do të paguante për të”.

Reagimet erdhën pasi u zbulua se shitjet e biletave për ndeshjen, e cila luhet në Los Angeles në qershor, kishin mbetur prapa të tjerave.

FIFA, organi botëror qeverisës i futbollit, është kritikuar ashpër për çmimet e biletave për kampionatin e këtij viti. Bileta më e lirë për ndeshjen ShBA-Paraguai në njërën nga tre kategoritë kryesore ishte fillimisht 1,120 dollarë, raporton Index.hr,

Presidenti Trump, i cili njihet për marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjithashtu dha mendimin e tij.

“Nuk i dija këto shuma”, tha Trump në një intervistë ekskluzive me “New York Post”.

“Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë shumë”.

Edhe pse shprehu shqetësime në lidhje me çmimet, 79-vjeçari përsëriti se shitjet e biletave, me rreth pesë milionë bileta të shitura sipas Infantinos, ishin “jashtëzakonisht të suksesshme”. 

Related Articles