Murati: Parashohim rritjen më të madhe ekonomike gjatë dy dekadave të fundit

Murati: Parashohim rritjen më të madhe ekonomike gjatë dy dekadave të fundit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se këtë viti vendi do të ketë rritjen më të madhe ekonomike gjatë dy dekadave të fundit.

Murati në “7 ditë me Panxhën” në Klan Kosova theksoi se me rishikimin e buxhetit pritet që të ketë rritje prej 7.9 përqind nominale, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket rritjes ekonomike në buxhetin e rishikuar që e kemi dorëzuar edhe në Qeveri ne si ministri por që ka marrë dritën e gjelbër edhe në Kuvend – kemi paraparë që të ketë një rritje prej 7.9 përqind nominale”.

“Nuk mendoj se kjo shifër është ambicioze duke i konsideruar shifrat që po i marrim cdo ditë. Po flasim për rritjen më të lartë në dy dekadat e fundit, parametrat që është bazuar kjo rritje janë investimet publike por edhe rritja e aktivitetit ekonomik në sektorin privat. Ne po shohim një clirim të të gjithë potencialit që është grumbulluar përgjatë pandemisë e që po ndodh tani”.

Rritjes ekonomike Murati theksoi se i kontribon edhe ardhja e mërgimtarëve.

“Pos kësaj e kemi edhe mërgatën që vjen këtë vit ku shumica prej tyre vitin e kaluar se kanë pasur mundësinë që të vijnë – e kemi një kombinim të shumë të mirë”, deklaroi Murati.

Related Articles