Ish-Presidentja Vjosa Osmani, në një takim me qyteatarët e lagjës Dardania në Prishtinë, në kuadër të kampanjës parazgjedhore, ka thënë se Kurti ka qëndruar me orë të tëra me Presidentin e Serbisë e Lajçakun me një dhomë, duke shtruar pyetjen se “çka po fshehin ata”.
“Pytja nuk është çka kom fol unë me nji takim publik me dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka fol ai veç me Vuçiqin e Lajçakun me nji dhomë, kërkush su konë tjetër aty. A e dini ju? As unë se di. Presidente e Kosovës, dhe nuk më kanë tregu. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dal para qytetarëve. Veç vet me nji dhomë jonë konë, Kryeministri i Kosovës, Presidenti i Serbisë edhe ai Lajçak Epsteini. Qekjo është pyetja. Unë e kam transkriptin e asaj çka unë kom bisedu. Por, na kemi me bë komision paralamentar se ata çka kanë bisedu. Çka po majnë msheft? Çka po majnë msheft?” – tha Osmani.
