Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vjosa Osmani “po mundohet që ta frikësoj popullin me Serbinë”, referuar deklaratave të Vjosa Osmanit, për atë se “Kurti e Vuçiq kanë qëndruar me orë të tëra me një dhomë, dhe se nuk dihet as çka kanë folur e as çfarë është bërë”.
“Ajo është dhoma e Brukselit e negociatave, normalisht që rrihet me orë të tëra. Çka është duke ndodh tash është se Osmani po dëshiron me i përdorë dy tema, Amerika edhe Serbia. Ajo po don me mbrojt Amerikën prej Albin Kurtit, si dhe me frikësu popullin me Serbinë. Po, sikur PDK-ja dhe LDK-ja qysh i kanë humb zgjedhjet me këto dy tema, do t’i humbin sërish”, tha Konjufca.
