Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon kuorumin për ta rrëzuar Qeverinë

Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon kuorumin për ta rrëzuar Qeverinë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër partitë opozitare, duke i akuzuar se po tentojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të reja pa arsye të qëndrueshme politike.

Konjufca në Debat Plus, tha se opozita, sipas tij, nuk ka ofruar alternativa konkrete dhe nuk ka vepruar me përgjegjësi institucionale.

“Unë nuk mundem me marrë me mend askush prej qytetarëve nuk munden me logjiku këtë qysh partitë opozitare edhe pasi unë u tërhoqa nuk i propozuan së paku dy emra, për me thanë që VV-ja i ka fajet.  Se ne ua dhamë emrat edhe këta po duan të na dërgojnë në zgjedhje. Por jo krejt forma e rrëfimit qysh qytetari është duke e parë pak si film është që skena politike, është që jo, ne nuk i bëjmë këto pse? Se Albin Kurtin duhet me dërgu në zgjedhje. Kjo është bash as një kokërr mos me iu frikësu popullit, hiç, kjo është bash disrekspekt total për popullin…”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se, sipas tij, veprimet e opozitës lidhen me qëllimin për ta dërguar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhje të reja.

Sipas tij, një qasje e tillë është mosrespekt ndaj qytetarëve dhe sistemit demokratik.

Konjufca shtoi se në teori të shtetit qytetarët kanë të drejtë për qeveri stabile dhe se, sipas tij, opozita po e keqpërdor kuorumin parlamentar për rrëzimin e qeverisë.

“Në teorinë e shtetit çfarë është kjo e drejta e popullit me pas një qeveri, me dalë gjithë ata njerëz 1 milionë për një qeveri stabile. Ti po ma shfrytëzon kuorum për me rrëzu një qeveri. Asnjë gram nuk e ke respekt për popullin ose, programi politik i yti ma poshtë nuk kam ku shkojë, këto dyja janë… Ia rrëzoj qeverinë çdo dy muaj edhe 60 për qind le t’i marrë, unë po çuditna pak a din çfarë guximi është”, ka deklaruar ai.

Related Articles