Osmani i kundërpërgjigjet VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

Osmani i kundërpërgjigjet VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

Mbrëmë gjatë bisedave sy më sy me qytetarë përmes platformës “HAJDE FOLIM”, ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli lidhur me deklarimet ndaj saj rreth një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues amerikan në Nju Jork.

Ajo i ka quajtur “gënjeshtra të fabrikuara nga manipulues profesionistë”.

“Ne e kemi vetëm të vërtetën në anën tonë”, deklaroi Presidentja, duke iu referuar sulmeve që e kanë quajtur “tradhtare” për pjesëmarrjen e saj në një takim të organizuar nga zyrtarë të lartë amerikanë me liderët e Ballkanit Perëndimor për promovimin e potencialit investues të rajonit.

Sipas saj, pretendimi se takimi ishte mbajtur fshehtë është plotësisht i pavërtetë, pasi aktiviteti ishte publikuar në Përmbledhjen e Presidencës zyrtarisht që në shtator, në kohën kur kishte ndodhur.

“Takimi ishte organizuar si tryezë SHBA–Ballkani Perëndimor dhe ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Scott Bessent, dhe ambasadori për misione të posaçme i Presidentit amerikan, Richard Grenell”, sqaroi Osmani, duke ironizuar propagandën që sipas saj po tenton të deformojë realitetin.

Presidentja rikujtoi se në atë forum morën pjesë liderë rajonalë të nivelit të lartë, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ministra dhe përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit.

Në përgjigjen e saj, Osmani ngriti edhe pyetjen që po dominon debatin publik: pse po sulmohet një takim zyrtar, publik dhe ndërkombëtar, ndërkohë që askush nuk jep përgjigje për takimet e mbyllura “me orë të tëra” me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak?

“Kam mbrojtur Kosovën fort, me argumente, me dinjitet dhe pa u përkulur para askujt”, deklaroi ajo.

Related Articles