Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes qëndroi në Pejë së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e quajti këtë vizitë te kryetari Gazmend Muahxheri, “takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh”.
“Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit. Në secilin takim me njerëzit tanë, e ndien se fryma e ndryshimit nuk është më vetëm pritje; është shndërruar në bindje të madhe qytetare”.
“Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme. Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
