Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve

Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e qeverisë tashmë në detyrë, ndaj institucioneve dhe krizës politike në vend.

I ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se është e pakuptueshme se si një qeveri që gëzon mbështetje prej 51 për qind nuk arrin të tregojë vullnet minimal për kompromis politik.

“Ka qenë e habitshme se si një qeveri që i ka 51 për qind nuk ka arrin të gjejë vullnetin për kompromis minimal, por ka një apetit të pashpjegueshëm për kontroll të të gjitha institucioneve dhe kjo më është bërë e ditur që në takimet e para”, tha ai.

Sipas kreut të LDK-së, vendi po mbahet në krizë të vazhdueshme për interesa politike.

“Ti kesh 51 për qind dhe të vendosësh ta dërgosh vendin në krizë të vazhdueshme është më tepër mendësi, është mendësi që mbijeton krizë, ekziston krizë dhe në kriza promovon veten dhe pretendon mirëmbajtjen e vetes”, u shpreh Abdixhiku.

Related Articles