Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve

Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për takimet e zhvilluara me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për çështjen e presidentit.

Ai tha se në këto takime nga ana e Kurtit është kërkuar një president, që siç u shpreh Abdixhiku, merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve.

“Ka qenë shumë e rëndësishme të kuptohet se stabiliteti institucional nënkupton që mos të vihen të gjitha institucionet në kontroll të një individi. Kërkohej një president nëse mund ta parafrazojë pak a shumë, që merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve”.

“Po, po një president që merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve më tha, i thash lëre atë shoqatë, me gjithë respektin, i kemi kryetarët e komunave për atë punë, ka kush merret me zjarrfikës, le të merremi me një president që na përfaqëson ndërkombëtarisht”, tha ai.

Related Articles