Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për projekte të mëdha

Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për projekte të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në kryeqytet është krijuar një koalicion i gjerë politik me qëllim të realizimit të projekteve të mëdha dhe zhvillimit të qytetit.

Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike në Prishtinë është ndërtuar mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi dallimet partiake.

Sipas tij, bashkimi i forcave politike është i domosdoshëm për të çuar përpara projektet që e presin kryeqytetin.

“Po dhe jo vetëm. Ne kemi krijuar një koalicion të gjerë në kryeqytet. Sepse siç gjithmonë, ne duhet të mendojmë për tej partive, të gjithe jemi në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Dhe duhet të bëhemi se bashku për të kryer së bashku punë të mëdha, projekte të mëdha. Projektet të cilat janë duke na prit…Që faktikisht unë kam koalicion me partitë, ku është PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma e është Lidhja e Prishtinës. Pra një koalicion i cili i ndihmon kryeqytetit që të zhvillohet. Një koalicion i gjerë”, ka thënë Rama.

Related Articles