Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve shqiptarë në Shkup.
Kjo organizatë është shprehur se protesta e studentëve është për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar
“OVL-UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë. Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta.”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.
OVL e UÇK-së ka kërkuar që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte, pasi sipas saj, dinjiteti shqiptar nuk negociohet.
