Plagoset një polic në Tiranë – I dyshuari në arrati 

Plagoset një polic në Tiranë – I dyshuari në arrati 

Policia shqiptare ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim, të dyshuarin për plagosjen e një efektivi policor, që ka ndodhur mesnatën e së dielës.

Motivi i këtij rasti ende nuk dihet, derisa mediat shqiptare kanë raportuar se kur ka ndodhur ngjarja, i plagosuri ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit. 

Related Articles