Osmani: Unaza e Brendshme në Prishtinë e bën shtetin më funksional

Osmani: Unaza e Brendshme në Prishtinë e bën shtetin më funksional

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se me Unazën e Brendshme të Prishtinës, qytetarët e kryeqytetit po fitojnë një zgjidhje të madhe për trafikun dhe qarkullimin që prek gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ky investim strategjik e bën shtetin më funksional, ekonominë më dinamike dhe jetën e qytetarëve më të lehtë.

“Përgëzime për kryetarin Përparim Rama dhe të gjithë ata që u angazhuan në përfundimin e këtij projekti”, ka shkruar Osmani.

Related Articles