Një aksident tjetër ka përfunduar me fatalitet në Kosovë sot, ku në rastin e dytë, një 60 vjeçar ka vdekur, si pasojë e përplasjes mes dy verave, në Koshare të Ferizajt.
Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizakt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, tha Veseli.
Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një vetaksidenti në Klinë, një person vdiq dhe katër të tjerë u lënduan.
