Plagosja e policit në Tiranë – Dyshohet se u qëllua gabimisht

Plagosja e policit në Tiranë – Dyshohet se u qëllua gabimisht

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur aksidentalisht një polic jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportimeve të Euronews.al, për atentatin janë shpallur në kërkim dy vëllezër, të identifikuar si Aldo Lika, 33 vjeç dhe Ali Lika, 22 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe L. D.

Nga të shtënat është plagosur aksidentalisht në këmbë Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Related Articles