Aksidenti në Dollc: Njëri nga djemtë e viktimës në gjendje të rëndë

Aksidenti në Dollc: Njëri nga djemtë e viktimës në gjendje të rëndë

Në aksidentin e sotëm në Dollc të Klinës, një 43-vjeçar mbeti i vdekur ndërsa katër persona të tjerë u lënduan.

Familja nga Peja po ktheheshin nga pushimet, ndërsa kryefamiljari Driton Isa Haliti fatkeqësisht humbi jetën, e të lënduar mbetën tre fëmijët e tij dhe bashkëshortja.

Raportohet se njëri nga djemtë e të ndjerit është në gjendje të rëndë, derisa dy nga familjarët e tjerë janë liruar për në shtëpi.

Një tjetër i lënduar po vazhdon trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Related Articles