Kurti për Sami Lushtakun: Tentoi të bëjë ndeshje me eskortën ku ndodhesha unë, por kjo s’bëhet e madhe

Kurti për Sami Lushtakun: Tentoi të bëjë ndeshje me eskortën ku ndodhesha unë, por kjo s’bëhet e madhe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “kryetari i Skënderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

“Me 31 janar 2025, u synua pamundësimi i Tubimit të LVV-së në Skënderaj, ka pasur dhunë kundër neve. Kryetari i Komunës së Skënderajt me veturë zyrtare 2Z,  ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë…Por nuk bëhet shumë e madhe kjo”, tha Kurti në KTV.

“Dmth tri vetura ishin aty”, u shpreh Kurti.

Ju ka synuar juve? U pyet nga gazetari. “Nuk e di, ndonjë prej truprojave të mia thoni ju? Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt, vetëm nëse ka diçka me ndonjë polic të mbrojtjes së afërt, atëherë mund të thoni që nuk e ka pasë me mua”, tha Kurti.

“Ka synuar ta ndërprejë qarkullimin me eskortë me veturë zyrtare. Ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, tha ai.

“Në anën tjetër e pat zv.ministrin e Financave, Hynsi Mehani, “është djalë intelektual…është trim, ai qarkullon lirshëm nëpër Skënderaj, pavarësisht kërcënimeve. Kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e Komunës, ata e kanë sulmuar fizikish, ka edhe incizime…”, tha ai.

Sipas Kurtit, “Egzon Azemi dhe Arlind Manxhuka janë dënuar për statuse në Facebook. Ta shohim këta sa do dënohen që e sulmuan dhe e përgjaken Hysni Mehanin”.

Ai tha “ta shohim sa do dënohet se në stacion policor shkon”, për Lushtakun.

Related Articles