Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu po bën fushatë politike ndërkohë që ka detyra kushtetuese që duhet të përmbushë.
Ai theksoi se pozicioni i u.d Presidentes është një çështje nderi dhe duhet të mbahet me respekt, dhe kritikon veprimet e Albulena Haxhiut që, sipas tij, po e përdor këtë pozicion për garën e saj politike.
“E kanë pru shtetin me ushtrues detyre, u.d e kryetares së Kuvendit është u.d të presidentit dhe kurrfarë kodi moral, çohet mbledh vota për veti nëpër Kosovë. Është pozicion i nderit me rujt qatë derë. Nëse flasim për etikë, duhet me rujt, ligji nuk ia ndalon, le ta mban me nder. Por me dal me presidenten e 6-të të Republikës, e cila ka status shtetërorë, e u kthy në parti politike e vazhdon garën e vet politike dhe kanë bashkëpunuar, kanë ndërtur…”, tha Haziri.
