Dje ne pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqiperia është arrestuar pasi ka tentuar qe tu jap ryshfet zyrtareve policor në pikat kufitare.
Policia me anë te raportit 24-orësh, ka njoftuar se rreth orës 05:55 të mëngjesit, viktima shqiptare ka tentuar qe gjatë kalimit ne pikën kufitare Shqipëri-Kosovë tu jap ryshfet zyrtareve policore gjatë kalimit kufitar.
Policia njofton se viktima shqiptar me inicialet Q.H, gjatë kontrollimit në pikën kufitare, në pasaportën e tij kishte lënë 10 euro, që viktima iu përgjigj zyrtarit policor se i kishe lënë për kafe atyre.
“Më pas zyrtaret policor kanë marrë masat e nevojshme dhe është njoftuar prokurori dhe me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi material, shkruan raporti policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, policia ka ndaluar personin e dyshuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.