KPK fton prokurorët të aplikojnë për Kryeprokuror të Shtetit: Proces i hapur, transparent dhe i bazuar në meritë

KPK fton prokurorët të aplikojnë për Kryeprokuror të Shtetit: Proces i hapur, transparent dhe i bazuar në meritë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se procesi për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit do të zhvillohet përmes një procedure të re, të rregullt dhe të bazuar në meritë. Sipas KPK-së, propozimi i vitit 2022 nuk është finalizuar, pasi nuk është nxjerrë dekret presidencial dhe asnjë kandidat nuk ka fituar të drejtën për ushtrimin e detyrës.

KPK ka bërë të ditur se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbetur pa mandat të plotë që nga prilli i vitit 2022 dhe se detyra është ushtruar nga ushtrues detyre. Në njoftim thuhet se kjo situatë ka krijuar pasiguri institucionale dhe ligjore në sistemin prokurorial.

Këshilli ka theksuar se Bashkimi Evropian, ambasadat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar vazhdimisht një proces transparent, të drejtë dhe të bazuar në meritë për këtë pozitë.

KPK ka sqaruar se propozimi i vitit 2022 nuk mbahet më për qëllime të emërimit nga Presidenti dhe ka ftuar prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore të aplikojnë në konkursin e ri, i cili do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2026.

Related Articles