Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (Pick UP) dhe një kamionetë e FSK-së. Detaje lidhur me këtë ngjarje ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.
“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, deklaroi Sahatqija.
“Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai.
