Trump në “shëndet të shkëlqyer”, por i sugjerohet të humb peshë, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Trump në “shëndet të shkëlqyer”, por i sugjerohet të humb peshë, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Rezultatet e ekzaminimit më të fundit mjekësor të Presidentit amerikan, Donald Trump përcaktuan se, megjithëse 79-vjeçari ka shtuar peshë, ai është në “shëndet të shkëlqyer” – megjithatë, raporti nuk trajtoi një skuqje të fundit të lëkurës në qafën e presidentit.

Ashtu si në rezultatet e mëparshme të ekzaminimeve mjekësore, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Barbabella, dha vlerësime pozitive për shëndetin e përgjithshëm të Trumpit, duke pretenduar se ai është “plotësisht i aftë” dhe se ka treguar “funksion të fortë kardiak, pulmonar, neurologjik dhe fizik në përgjithësi”.

Trump peshon 238 paund (rreth 108 kilogramë), afërsisht 14 paund më shumë sesa në kontrollin e tij të fundit mjekësor në prill 2025. Barbabella theksoi se e ka këshilluar presidentin të humbasë peshë duke rekomanduar më shumë aktivitet fizik dhe ndryshime në dietë, raporton BBC.

Përndryshe, vlerësimi dha një pasqyrë shumë pozitive të shëndetit të përgjithshëm të presidentit, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme publike për funksionimin e tij njohës dhe problemet fizike. Presidenti shfaqet shpesh me mavijosje në duar, si rezultat i përdorimit të vazhdueshëm të aspirinës; me ënjtje në këmbë, si pasojë e diagnozës së insuficiencës kronike venoze; dhe së fundmi, me një skuqje të lëkurës.

Ndërsa raporti trajtoi insuficiencën kronike venoze dhe përdorimin e aspirinës nga presidenti, ai nuk përmendi fare skuqjen e lëkurës që u shfaq në qafën e Trumpit në mars. Barbabella kishte deklaruar në atë kohë se bëhej fjalë për një efekt anësor të një “kremi shumë të zakonshëm” që përdorej si “trajtim parandalues për lëkurën”.

Raporti tha se mavijosjet në duart e Trumpit janë në përputhje me “irritim të lehtë të indeve të buta, të lidhur me shtrëngimet e shpeshta të duarve” gjatë trajtimit me aspirinë.

Barbabella përsëriti se mavijosjet në duart e Trumpit janë në përputhje me “irritim të lehtë të indeve të buta të lidhur me shtrëngimin e shpeshtë të duarve” gjatë përdorimit të aspirinës. Terapia me aspirinë përdoret për të parandaluar problemet kardiovaskulare. Barbabella tha se ka rekomanduar një dozë më të ulët të aspirinës.

Megjithatë, mungesa e përmendjes së gjendjes apo trajtimit të fundit nxit diskutime më të gjera rreth historisë së Trumpit për minimizimin publik të problemeve shëndetësore.

Related Articles