Nësër mbyllet afati për aplikimin për 100 euro për sektorin privat

Nësër mbyllet afati për aplikimin për 100 euro për sektorin privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, tha Murati.

Ai shtoi se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Related Articles