Një therje me thikë mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, ku viktimë e rastit është një rreth 18-vjeçar, ndërsa i dyshuar një rreth 17-vjeçar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, kurse viktima është dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, ndërsa sipas raportit të mjekut gjendja e tij është stabile.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
