Haxhiu në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

Haxhiu në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe se “ne po punojmë fort për qytetarët tanë dhe për të ardhmen tonë europiane”.

“Siç e dini, ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Prandaj, Kosova e meriton pyetësorin, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave”, tha ajo.

Haxhiu tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian nuk është vetëm një proces teknik, “ai ka të bëjë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Europën dhe për qytetarët tanë”.

Related Articles