Kurti: Jemi të interesuar për gazifikimin e qymyrit të Kosovës

Kurti: Jemi të interesuar për gazifikimin e qymyrit të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, po shpalos në RTK programin dhe ofertën e tij për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjatë intervistës, ai po prezanton zotimet dhe prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke u ndalur te ekonomia, investimet, energjia dhe zhvillimi i vendit.

Kurti: Mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se përveç shtimit të kogjenerimit, dhe njëkohësisht shtimit të energjisë prej burimeve të të ripërtëritshme, do të jetë edhe mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor.

“Dua që mandati i ardhshëm të mbahet mend edhe kur është kthyer në vendlindje numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë. Pra kemi shumë projekte përpara vetes, përfshirë autostradën e Dukagjinit, përfundimin e asaj me Gjilanin, autostradën e re, Duhël, shtimi Banullë, pastaj gjithashtu edhe këto rrugë, të cilat janë duke u ndërtuar, do të përmbyllen”, tha Kurti.

Duke shtuar se gjatë mandatit ka shtruar mbi 800 km rrugë, prej të cilave rreth 900 km prej edhe shtesë 900 km janë me ndërtim e sipër.

“Shumica dërmuese e tyre afër përfundimit. E prej këtyre mbi 800 km në rrugë, për shembull, rreth 100 km janë në rajonin e Prizrenit, dhe rreth 100 km janë në veri të Kosovës. Infrastruktura për ne, përveç asfalt edhe energji edhe hekurudha, është edhe ujësjellës-kanalizim. Një ndër sfidat kryesore që do ta kemi në mandatin e ardhshëm janë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit anë e mbanë Kosovës, por gjithashtu edhe impiantet për ujërat e zeza, për përpunimin e ujërat e zeza. Aty ku ka një fshat të madh ose disa fshatra të vegjël, do t’ua bëjmë një impiant të vogël. Deponitë ilegale të mbeturinave i mbyllim, dhe pastrimi i lumenjve do të jetë prioritet, në veçanti rregullimi i brigjeve dhe i shtretërve të lumenjve”, tha Kurti.

Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financimin e projekteve strategjike në vend.

Related Articles