Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje.
Abdixhiku tha se LDK-ja do të ketë 20 mandate dhe tashmë është e stabilizuar.
“Ky rezultat është reflektimi i një bashkimi të madh njerëzor e politik”.
“LDK-ja sonte synon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar këtë rritje. LDK ka kaluar nga 13 në 18%, në 20 mandate”, ka thënë ai.
