Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu ka gjetur golin sot në ndeshjen që Zurich e ka luajtur në kudër të Superligës së Zvicrës, ndaj Servette.
Mbrojtësi kosovar shënoi gol në minutën e 35-të duke barazuar kështu rezultatin. Më parë ishin Luzern që kishin kaluar në avantazh por që barazoi Kryeziu i cili u ndëshkua me karton të verdhë gjatë kësaj ndeshje po ashtu në minutën e 77-të.
Me karton në këtë ndeshje u ndëshkua edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares se Kosovës, Fidan Alitit. Pos Kryeziut golat e tjerë i shënuan edhe Kramer (44) dhe Marchesano (75). Për momentin Zurich ka 9 pikë, aq sa ka edhe Basel në vendin e parë.