Haziri i ashpër me qeverisjen e Alban Hysenit të VV: Po prehet Parku i Gjilanit, mungesa e dijes po privon komunën nga zhvillimi

Haziri i ashpër me qeverisjen e Alban Hysenit të VV: Po prehet Parku i Gjilanit, mungesa e dijes po privon komunën nga zhvillimi

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverisjen komunale në Gjilan që udhëhiqet nga Alban Hyseni nga VV’ja, duke thënë se, atje, komuna ‘’po trajtohet si çiflig’’ dhe se, ‘’prokuroria e shtetit duhet të veprojë’’.

Haziri, ka theksuar se, atje, nuk është vazhduar autostrada, s’është përfunduar stadiumi dhe se, ‘’po prehet e masakrohet Parku i Gjilanit’’.

‘’ ‘Projektet e Lutës’, që japin zgjidhje sistemore dhe e ngrejnë Gjilanin në një nivel të ri zhvillimor, kanë siguruar 178 milionë euro financim nga institucionet financiare ndërkombëtare. Fatkeqësisht, mungesa e dijes dhe e vullnetit për t’i zbatuar po i mban këto projekte peng dhe po e privon Gjilanin nga zhvillimi që meriton’’, ka shkruar Haziri mes tjerash.

Postimi:

Bulevardi Ibrahim Rugova, me mushkëritë e tij, u masakrua pa leje, pa plan urban dhe pa plan zhvillimor, e tash e pesë vite pa mundësi të zonimit.

Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë! Komuna, nga kunatat e balldëskat, po trajtohet si çiflig.

Nuk u vazhdua autostrada, nuk u përfundua stadiumi, nuk u punuan rruga e Prishtinës, ajo e Kllokotit dhe e Kumanovës.

Nuk po punohen kolektorët e as impianti, por po prehet e masakrohet Parku i Gjilanit!

‘Projektet e Lutës’, që japin zgjidhje sistemore dhe e ngrejnë Gjilanin në një nivel të ri zhvillimor, kanë siguruar 178 milionë euro financim nga institucionet financiare ndërkombëtare. Fatkeqësisht, mungesa e dijes dhe e vullnetit për t’i zbatuar po i mban këto projekte peng dhe po e privon Gjilanin nga zhvillimi që meriton.

Nuk kalon!

Lavdi marrëzisë!

Gjilani i qytetarëve

Related Articles