Krahasuar me ditët e kaluara, përfshirë edhe ditën e djeshme (e shtunë), ka rënë dukshëm fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (të orës 18:18), në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, në hyrje dhe daje nga Kosova nuk pritet më gjatë se 10-15 minuta.
Ndërsa, në Jarinje, për të hyrë në Kosovë udhëtarët po presin deri në 25 minuta.
Pritje më të gjata pasditen e sotme janë regjistruar në Vërmicë, si pasojë e kthimit të turistëve nga bregdeti shqiptar, ku për të hyrë në Kosovë, po pritet deri në 35 minuta.
Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.
Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale.