Kush është Fatmir Pjetri, “babagjyshi” që tentoi arratinë nga Burgu i Tiranës përmes çarçafit

Kush është Fatmir Pjetri, “babagjyshi” që tentoi arratinë nga Burgu i Tiranës përmes çarçafit

Fatmir Pjetri ishte një nga të dënuarit që tentoi arratisjen përmes çarçafit nga burgu 313 Tiranë.

Ai së bashku me Arbër Çekajn kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen në shesh pushimin e hyrjes së administratës, por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses dhe tash do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Fatmir Pjetri, i njohur si “Babagjyshi” u ekstradua në shtator 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshat) që gjatë periudhës janar-dhjetor 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete:

Më 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;

Më 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;

Më 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;

Më 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt Shqipërisë, shkruan Top Channel.

Related Articles