Bie nga kati i tetë afër restorantit “Nuar” në Fushë Kosovë, 45-vjeçari humb jetën

Bie nga kati i tetë afër restorantit “Nuar” në Fushë Kosovë, 45-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 24 qershorit në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar rreth orës 15:35 në rrugën “Besa-Besë”, në afërsi të restorantit “Nuar”.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar se viktima ishte Sh.B., 45-vjeçar.

Rreth orës 15:45, mjeku kujdestar nga QMF-Bresje ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

lg.php.gif

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësia e Hetimeve Rajonale, të cilët kanë nisur veprimet hetimore.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten objekt i hetimeve.

Related Articles