Digjet një banesë në Prishtinë, Rama del në terren pranë zjarrfikësve: Mirënjohje për secilin që ishte në terren

Digjet një banesë në Prishtinë, Rama del në terren pranë zjarrfikësve: Mirënjohje për secilin që ishte në terren

Përderisa zjarri ende po vazhdon në një ndërtesë banimi, afër Parkut të Qytetit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rama tha se ka shkuar për të parë nga afër vendin e ngjarjes, si dhe për t’i falënderuar personalisht zjarrfikësit dhe ekipet e tjera që reaguan ndaj kësaj situate, duke e menaxhuar atë me profesionalizëm, si dhe për të qëndruar afër qytetarëve.

“Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot në Prishtinë. Dola në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe për t’i falënderuar personalisht zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ekipet shëndetësore dhe të gjitha ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, që reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, ka shkruar Rama.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën Isa Kastrati në kryeqytet.

Duhet theksuar se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por fatmirësisht pa pasoja fatale.

Related Articles