E rëndë në Suharekë: 26-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

E rëndë në Suharekë: 26-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në një zonë malore të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në afërsi të vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.

Lajmin për rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë nisur patrullat policore dhe hetuesit. Për shkak se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja deri te viktima ka qenë e vështirë.

Në vendngjarje, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Related Articles