Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar rreth orës 15:50 në rrugën “Agim Binak Qelaj”.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Related Articles