Një incident i ri në Ngushticën e Hormuzit ka rritur tensionet në rajon, pasi një anije cisternë është goditur nga një predhë, duke shkaktuar zjarr në bord.
Sipas Organizatës së Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare (UKMTO), ngjarja ndodhi pranë brigjeve të Omanit, ndërsa ekuipazhi raportohet të jetë jashtë rrezikut.
Burime të cituara nga Reuters bëjnë të ditur se anija mund të ketë qenë një tanker i Katarit që transportonte gaz natyror të lëngshëm, ndërsa dhoma e motorëve është përfshirë nga zjarri.
Ndërkohë, Irani ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime të reja paqësore nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk ndalon kërcënimet për rifillimin e luftës.
Ngjarja vjen në një periudhë të tensionuar pas përplasjeve të fundit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa palët vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje më të qëndrueshme.
