Stabile gjendja e punëtorit të lënduar në Obiliq, vazhdon trajtimin në Intensivë

Stabile gjendja e punëtorit të lënduar në Obiliq, vazhdon trajtimin në Intensivë

Punëtori 60-vjeçar i kompanisë “Kosovamont”, i cili u lëndua rëndë në Obiliq, vazhdon të marrë trajtim në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet stabile.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka bërë të ditur se pacienti është pranuar pas lëndimeve serioze në regjionin e kokës dhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

“Lëndimet janë serioze, në regjionin e kokës, ku është dashur edhe të bëhet intervenimi kirurgjik. Gjendja e pacientit është stabile, edhe pse lëndimet janë shumë serioze”, ka deklaruar Uka për Sinjalin.

Sipas tij, 60-vjeçari vazhdon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor dhe aktualisht është duke marrë trajtim intensiv, ndërsa mbahet i seduar me barna dhe i lidhur me aparaturat mjekësore.

Mjekët po vazhdojnë përcjelljen e gjendjes së tij, duke u kujdesur për trajtimin pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Related Articles