Takimi me Kurtin, Abdixhiku mbërrin në Kuvend i shoqëruar nga Osmani 

Takimi me Kurtin, Abdixhiku mbërrin në Kuvend i shoqëruar nga Osmani 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Abdixhiku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku në fokus do të jetë diskutimi për një zgjidhje të mundshme lidhur me çështjen e presidentit/es së vendit.

Gjatë ditës, Kurti zhvilloi takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku, sipas tij, biseda ishte konstruktive, por nuk solli rezultate konkrete.

Related Articles