Ky është 62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Ky është 62-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Ky është Sabit Zogaj, 62-vjeçari nga Prizreni, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve të para nga policia, Zogaj dyshohet se ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij, ndërsa nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje te familjarët dhe të afërmit e viktimës, të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të mbahet sot në varrezat e Arbanës, me fillim nga ora 17:00.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

Related Articles