Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar një sërë rekomandimesh për qytetarët, me qëllim parandalimin e helmimeve nga ushqimi gjatë temperaturave të larta të verës.
Përmes faqes zyrtare, IKSHP ka bërë thirrje që ushqimet të ruhen në temperatura të përshtatshme dhe në kushte të sigurta higjienike, pasi nxehtësia favorizon shumimin e baktereve dhe prishjen më të shpejtë të produkteve ushqimore.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes, përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit, sidomos produkteve të mishit, qumështit, vezëve dhe ushqimeve të gatshme.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid02wFVNQ15Z8Wqsy8irz5US8RbL4uFsmzJrLEkj442dBdcd51B3XSsyGmbfNLsZh8Qpl&show_text=true&width=500
