Aksion i madh në Ujman, Policia hyn në “Plazhën e Shqiptarëve” për rrënimin e 11 vikendicave

Aksion i madh në Ujman, Policia hyn në “Plazhën e Shqiptarëve” për rrënimin e 11 vikendicave

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion asistimi për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve” në Ujman, komuna e Zubin Potokut.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni ka filluar rreth orës 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Që nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, ka deklaruar Elshani për Sinjalin.

Aksioni po zhvillohet në zonën e liqenit të Ujmanit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të rrënimit të këtyre objekteve.

Related Articles