Xhamia “Hoxhë Mustafë Arifi” në Mleqan ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të 19-vjeçarit Ermal Afrim Shala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë në Llazicë të Malishevës.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në varrezat e Shalëve në Mleqan, pranë xhamisë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Ermal Afrim Shala, në moshën 19-vjeçare, nga Mleqani”, thuhet në njoftim.
Familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit të riut.
