Aksident i rëndë në Qafën e Duhlës, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Aksident i rëndë në Qafën e Duhlës, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.

Aksidenti është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së paku një person ka pësuar lëndime trupore.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e Emergjencës Mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të ekipeve emergjente, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.

Njësitë relevante po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit.

Related Articles