Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve

Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Abdixhiku u shpreh se e heq pezullimin e diskutimeve me LVV-në për formimin e institucioneve të reja.

“Ende s’kemi mbërritur atje. Ju siç e dini e kemi pasur vetëm një takim dhe në atë takim s’janë folur as pozitat dhe as ndarjet pozicionale. Lajmet e publikuara janë të pavërteta, pra ato që u shfaqen “Kaq ministri” nuk janë diskutuar në tavolinë. Mund të jetë një test mediatik”, tha Abdixhiku gjatë konferencës për media.

Ai u shpreh i qartë se një parti nuk mund t’i ketë të gjitha pozitat shtetërore.

Related Articles