Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive

Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim përfaqësuesit e partive politike, të cilat kanë fituar ulëse në kuvend për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re.

LVV-në në këtë takim po e përfaqëson Arbërie Nagavci, PDK-në Vlora Çitaku, LDK-në Jehona Lushaku-Sadriu dhe Aleancën po e përfaqëson Besnik Tahiri.

Kjo mbledhje ka filluar pas orës 11:00.

Në këtë mbledhje bëhen përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI të kuvendit, të ftuar për 6 gusht.

Related Articles