Policia e Prokuroria bastisin lokacionin e njërit prej të dyshuarve për krime lufte në Mitrovicë, sekuestrojnë dëshmi, detaje

Policia e Prokuroria bastisin lokacionin e njërit prej të dyshuarve për krime lufte në Mitrovicë, sekuestrojnë dëshmi, detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka kryer bastisje në lokacionin e të arrestuarit M.J, si i dyshuar për krime lufte në Mitrovicë.

Në komunikatë bëhet e ditur se, gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat dëshmohet se, M.J, ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish armatën Jugosllave, përcjell Gazeta Express.

‘’Rasti po vazhdon të tajtohet nga ekipet relevante policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar që në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtoj të gjitha rastet penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte kundër popullësisë civile në vitin 1999 Prishtinë, më 31 korrik 2026

Policia e Kosovës në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet intensive lidhur me arrestimin e datës 28.07.2026, të dy personave të dyshuar M.J. dhe M.B, për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullësisë civile’’ të sanksionuar sipas nenit 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) të ndodhur në Mitrovicë, ku me urdhër të Gjykatës Themelore sot është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit M.J në Zubin Potok.

Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat dëshmohet se i dyshuari M.J ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish armatën Jugosllave.

Rasti po vazhdon të tajtohet nga ekipet relevante policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar që në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtoj të gjitha rastet penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

Related Articles