Pas pak nis seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e rendit të ditës

Pas pak nis seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, me fillim nga ora 10:00, seancën konstituive të legjislaturës së re.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin:

Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;

Betimin e deputetëve;

Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe pritet të jetë vendimtare për konstituimin e legjislaturës së XI-të.

Related Articles